Skllavëron dhe përdhunon në bodrum për 10 vite gruan
Një grua që ishte mbajtur në një bodrum të nëndheshëm është përdhunuar dhe torturuar vazhdimisht për 10 vite me radhë. Gruaja ka lindur dy fëmijë nga abuzuesi i saj, i cili e lidhte atë në një shtrat e madje e detyronte djalin e saj që ta godiste. Policia italiane gjeti viktimën, bashkë me dy fëmijët e saj, një vajzë 3 vjeçare dhe një djalë 9 vjeçar pranë qytetit Gizzeria në Italinë jugore, thanë autoritetet në një deklaratë të mërkurën. Gruaja rumune, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ishte 19 vjeç kur mbërriti në Itali për t’u kujdesur për një zonjë të moshuar, raportoi gazeta “La Repubblica”. Megjithatë, kur zonja vdiq, djali i saj filloi të abuzonte me punëtoren e kujdesit. Për 10 vite të gjata, viktima u mbajt në disa apartamente para se të zhvendoseshin në një bodrum nëntokësor në një ndërtesë pranë Gizzeria. Shtrati i saj ishte bërë nga kuti kartoni dhe në vend të një tualeti, ajo kishte një kazan plehrash. Bodrumi i pistë ishte me parazitë të shumtë. Për të ndaluar që gruaja të ikte, skllavëruesi i saj një burrë në moshën 50 vjeçare, kishte mbyllur dyert me zinxhirë të trashë. Gruaja lindi dy fëmijët pa asnjë mbështetje shëndetësore dhe nuk ka kuruar plagët e saj thuajse të përditshme. Fëmijët gjithashtu thuhet se kanë parë abuzimin e frikshëm dhe thuhet se sulmuesi e ka detyruar djalin e vogël të gruas të bashkohet në tortura.

KOHA JONË SONDAZH

