Skllavja lirohet, u përdhuna dy muaj nga vrasësi serial (VIDEO)
Ky është momenti kur një grua që ishte marrë peng si skllave seksi, lirohet nga zinxhirët që ishte lidhur prej vrasësit serial.
Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nëntor të vitit 2016. Këto pamje janë bërë publike së fundmi nga autoritetet amerikane. Më 3 nëntor 2016, policia shkoi në shtëpinë e vrasësit serial Todd Kohlhepp për të kërkuar Kala Brown dhe të dashurin e saj, pasi çifti ishte zhdukur për rreth 2 muaj.
Policia e gjeti 30-vjeçaren Kala Brown, që ishte rrëmbyer nga Kohlhepp, brenda një kontenieri në pronën e tij dhe e kishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur.
Autori kishte marrë peng edhe të dashurin e 30-vjeçares, Charlie Karver. Ky i fundit ishte vrarë nga rrëmbyesi, i cili e kishte qëlluar tre herë me armë në kraharor, e kishte mbështjellë me tapet dhe e kishte varrosur.
Ajo tha se në atë zonë ka disa trupa të varrosur, që dyshohet se janë vrarë nga Todd Kohlepp.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Q2e1Dn8IHRY” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

