Sk*ndali me përgjimet në Athinë, kërkohet dorëheqja e Mitsotakis
Lideri i socialistëve grekë të Pasokut dorëzoi në Parlament mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Mitsotakis të nënshkruar edhe nga tre parti të tjera opozitare, Syriza dhe e Majta e Re dhe Lundrimi i Lirisë.
”Qeveria e Demokracisë së Re e ka bërë zakon minimin sistematik të shtetit të së drejtës në vendin tonë. Tek një sërë skandalesh, përjetojmë të njëtin motiv, korrupsion, mbulim dhe mosndëshkim. Në çdo skandal, në çdo dështim qeveritar zgjedhja juaj politike është të mbuloni të vërtetën”,-tha Nikos Androulakis, kreu i Pasok-ut.
Partia më e madhe opozitare Syriza ,nëpërmjet liderit të saj Stefanos Kasselakis, i ka bërë thirrje kryeministrit Mitsotakis të japë dorëheqjen në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme me praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë.
Deklaratës i është përgjigjur zëdhënësi i qeverisë duke thënë se kreu i opozitës, minοn shtetin dhe demokracinë greke që ka 50 vjet që kryen zgjedhje të lira.