Skocia do të zhdukë fjalën ”nënë” nga dokumentet zyrtare
Në Skoci, fjala më e ëmbël në botë që është ”nëna”, nga sot e tutje do të lexohet më pak, të paktën në dokumentet zyrtare. Qeveria skoceze e kryesuar nga Nicola Sturgeon ka vendosur fshirjen e fjalës “e ëma”, “nënë” etj. nga dokumentet zyrtare veçanërisht ato për lejen e lindjes.
Vendimi kontrovers vjen nga një plan më i përgjithshëm për të hequr fjalët e cilësuara si seksiste nga gjuha zyrtare. Fjala mama do të zëvendësohet në rastin konkret me fjali si përshembull “partner (edhe i të njëjtit seks) i gruas shtatzënë”.
Prej muajsh qeveria skoceze, por edhe institucionet e tjera britanike e të nivelit të lartë, po konsultohen me shoqatën pro LGBT Stonewell mbi pastrimin e gjuhës nga elementët diskriminues. Stonewell shpall çdo vit një raport ku vëmendja shkon te Indeksi i Barazisë në Vendin e Punës.