Skocia futet në ”Lock-Down”, shkollat mbyllur deri në shkurt

Skocia është futur sërish në ”Lock-Down” këtë fillim viti 2021 për shkak të rritjes së rasteve nga COVID-19.

Kryeministrja Nicola Sturgeon lajmëroi masat e reja, që parashikonin mbylljen e shkollave deri në shkurt si dhe daljen nga banesat të qytetarëve vetëm për nevoja emergjente e të domosdoshme.

Sipas saj këto masa janë sakrifica që duhen bërë për shkak se duhet mbrojtur stafi shëndetësor dhe vetë popullsia prej COVID-19.

Nga ana tjetër Skocia deri më tani ka vaksinuar 100 mijë banorë me dozat e para teksa deri në fund të janarit pret të marrë edhe 900 mijë. Kryeministrja ka garantuar se deri në fund të pranverës do të vaksinohen 2.5 milionë skocezë.

SHKARKO APP