Sllovakia ngre dyshime për vaksinën ruse ”Sputnik V”

Vaksinat e krijuara kundër Covid-19, nuk po pranon aq lehtë. Në Sllovaki janë ngritur dyshime të mëdha për vaksinën ruse ”Sputnik V”. Instituti Kombëtar i Kontrollit të Barnave (Sukl), ka njoftuar se ka analizuar dozat e vaksinës ruse të mbërritura në vend dhe zbuloi se ato nuk do të kishin të njëjtat veti si substancat e përdorura në testet dhe në studimet e botuara në revistën mjekësore Lancet.

Qeveria sllovake, e cila hyri në krizë pikërisht për porosinë ruse të vaksinave, ende nuk ka vendosur nëse do të vaksinojë popullatën me këtë vaksinë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Moskës, e cila e quan këtë një lajm të rremë dhe një fushatë dezinformimi dhe provokimi nga ana e Sllovakisë.

”Për fat të keq, kundërshtim me kontratën ekzistuese dhe në një akt sabotimi, Instituti Kombëtar i Kontrollit të Barnave (Sukl) i Sllovakisë ka testuar Sputnik V në një laborator që nuk është pjesë e rrjetit të laboratorëve zyrtarë të kontrollit të ilaçeve të BE (OMCL) edhe nëse këto ishin në dispozicion. Sukl ka nisur një fushatë dezinformimi kundër Sputnik dhe planifikon provokime të mëtejshme . Cilësia e Sputnik V është konfirmuar nga autoritetet rregullatore të 59 vendeve”, thuhet në postim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?