Slloveni, gjysma e vendit është shkatërruar nga stuhitë! Kryeministri Golob: 500 mln euro dëme nga përmbytjet

Stuhitë kanë shkaktuar përmbytje shkatërruese për Sllovoninë, ku mijëra banorë kanë braktisur shtëpitë.

Vendi është përballur me “katastrofën më të madhe natyrore” në historinë e saj, tha të shtunën kryeministri Robert Golob, pasi përmbytjet shkatërruese shkaktuan dëme të vlerësuara në 500 milionë euro.

Mijëra njerëz janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre dhe shumë prej tyre u shpëtuan me helikopterë ose zjarrfikës në varka. Shumë rrugë e autostrada u mbyllën, dhjetra ura janë shembur gjithashtu dhe autoritetet u kanë kërkuar njerëzve që të mos shkojnë askund derisa dëmet të vlerësohen plotësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?