Sllovenia e nis presidencën e BE-së me një skandal

Sllovenia ka marrë presidencën e radhës të BE-së, dhe që në fillim pati një provokim. Skandali plasi në takimin e Komisionit Europian me kryeministrin slloven, Janez Jansa. Zv/presidenti i KiE, Frans Timmermans bojkotoi në mënyrë demonstrative daljen për foton e përbashkët pas bisedimeve në qytetin slloven, Kranj.

Kryeministri slloven ishte ankuar më parë për gjykatës e deputetë komunistë në vendin e tij. Sipas pjesëmarrësve madje ishte treguar një foto, ku ishin vënë me rreth të kuq gjykatësit që kishte kritikuar Jansa. Socialdemokrati Timmermans reagoi i zemëruar, dhe i tha gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung”, se nuk mund të qëndronte në një podium me Janzes Jansa, pasi ai dy eurodeputetë të grupit parlamentar socialdemokrat i kishte “sulmuar dhe fyer në mënyrë të papranueshme,” thotë DW.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i kujtoi Jansas, se gjykatësit mund të kenë biografinë e tyre, dhe ajo duhet trajtuar me respekt, edhe kur ata kanë një qëndrim tjetër politik. Sllovenia që ka marrë tani presidencën e radhës nga Portugalia kërkon të arrijë në 6 muajt e ardhshëm progres më të shpejtë në bisedimet e anëtarësimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

SHKARKO APP