Solli mutacionin brazilian në vend, autoritetet britanike në kërkim të një personi
Autoritetet britanike kanë bërë thirrje sot për të gjetur personin i cili futi në Mbretërinë e Bashkuar variantin brazilian të koronavirusit. Ky variant sipas ekspertëve është më rezistent ndaj vaksinave.
“P.1 variacion”, që u shfaq në Manaus, në veri të Brazilit, është zbuluar në tre njerëz në Skoci dhe tre të tjerë në Angli, një prej të cilëve nuk është identifikuar ende.
“Ne jemi duke punuar për të provuar gjetjen e këtij personi, ” i tha nënsekretari i vaksinës Nadim Zahaëi BBC, përcjell abcnews.al.
Ai gjithashtu njoftoi se një “fushatë e zgjeruar e provës diagnostike” do të kryhej në jug të Gloucestershire, Anglia e Jugut, ku u identifikuan dy rastet e tjera të variantit P.1. Përballë pandemisë që ka marrë jetën e gati 123,000 njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga mesi i janarit, fluturimet nga Amerika e Jugut u ndaluan, përveç banorëve britanikë, të cilëve u kërkohet të futen në karantinë në një hotel.
Ndërsa personat që u identifikuan me variantin brazilian mbërritën nga Sao Paulo me një fluturim që kaloi nëpër Cyrih, opozita britanike ankohet për mangësi në sistemin e kontrollit kufitar.
Ndërsa Anglia përgatitet të rihapë shkollat e saj javën e ardhshme, ekspertët kanë paralajmëruar se varianti i llojit të parë i identifikuar në Brazil mund të jetë më i aftë të përballojë vaksinat sesa varianti aktualisht i përhapur në vend, i cili u shfaq në vjeshtë në jug-lindje të Anglisë.