Sondazhi francez: Gjermanët, francezët dhe polakët mendojnë se SHBA ndikon në proceset zgjedhore

Një sondazh i realizuar nga një komani e njohur franceze arrin në përfundimin se shumica e qytetarëve në Gjermani, Francë dhe Poloni mendojnë se SHBA ndërhyn në zgjedhjet e vendeve të tjera.

Sondazhi i kompanisë franceze është kryer për llogari të agjencisë së lajmeve ruse “Sputnik”.

“Shumica e publikut të arsimuar europian beson se SHBA ushtron ndikimin e saj në zgjedhjet në vende të tjera”,- thuhet në përfundimet e sondazhit të institutit kërkimor francez, IFOP (Instituti Francez i Opinionit Publik).

Swiss Digital Desktop Reklama

Një e treta e banorëve të Britanisë së Madhe shprehen se SHBA-ja ndikon në proceset zgjedhore të vendeve të tjera. Përqindja më e lartë është në Gjermani dhe Francë, ku 40 përqind e të pyeturve thonë se SHBA ndikon në proceset elektorale të vendeve të tjera. Në Poloni, e cila zhvilloi zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në vitin 2015, 43% e të anketuarve thonë se SHBA ndikon në zgjedhjet e vendeve të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë e pyetësorit ka qenë dhe ndikimi rus në zgjedhjet e shteteve të tjera. Sipas sondazhit 21 përqind e britanikëve dhe më pak se 30 përqin e vendeve të tjera të Europës mendojnë se Rusia ndërhyn në zgjedhje.

Sondazhi vjen në kohën kur mes SHBA dhe Rusisë ka pasur akuza të shpeshta për ndikimin e Kremlinit në zgjedhjet  e fundi presidenciale në Amerikë.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=E8hnyQOoj1c&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?