Sondazhi/ Suksesi i Partive të djathta për shkak të premtimeve të paplotësuara, thonë britanikët, francezët dhe gjermanët
Më shumë se katër nga çdo dhjetë gjermanë (43%) thonë se një nga arsyet kryesore që ne kemi parë një rritje në popullaritetin e partive të krahut të djathtë në Evropë është se elektorati mendon se kanë qenë premtimet boshe të qeverive që nuk janë përmbushur.
Të njëjtin mendim e ndajnë 33% e të anketuarve në Britaninë e Madhe dhe 45% e të anketuarve në Francë. Shifrat janë bërë publike si pjesë e një sondazhi të ri nga Sputnik.Polls kryer nga TNS Global
Pjesëmarrësit u pyetën se kush mendoninata se ishte shkaku kryesor i popullaritetit në rritje të partive të tilla si Alternativa për Gjermaninë (AfD), Fronti Kombëtar i Francës, dhe Partia e Pavarësisë në Mbretërinë e Bashkuar (UKIP).
Opinioni publik në Francë, Gjermani dhe Britani të Madhe tregon se ndër arsyet që çuan në popullaritetin e këtyre partive ishin nivelet e larta të emigracionit dhe politikat e dështuara ekonomike. Në Francë, afersisht gjysma e të anketuarve (45%) besonin se ishin premtimet boshe që nuk janë përmbushur; dhe të tjerët besonin se ishte niveli i lartë i emigracionit në vend.
Në Gjermani, njerëzit mendojne se shkak jane nivelet e larta të emigracionit (52% e të anketuarve), ndersa per politikat e dështuara ekonomike jane (17% e të anketuarve).
Në Britaninë e Madhe, gati gjysma (49%) e të anketuarve përmenden nivelet e larta të emigracionit.
Të moshuarit, ata të moshës midis 55 dhe 64, kanë qenë ndër ata që si arsye e kesaj rritje e shikojne per shkak të niveleve të larta të emigracionit. Të rinjtë kanë qenë të prirur për të shpjeguar rritjen e popullaritetit të partive të djathta nga nevoja për reforma sociale.
Sondazhi u zhvillua nga kompania ndërkombëtare e votimit, TNS Global, në mes të shkurt 16-22, 2017. Anketa intervistuar një total 3,055 të anketuar nëpërmjet një anketë online në Gjermani, Britaninë e Madhe dhe Franca.
Sputnikpolls/Përshtati:Marjana Doda
KOHA JONË SONDAZH

