Sonte nata e shenjtë e Krishtlindjeve, festë në mbarë botën!

Mbrëmja e sotme është një natë e veçantë për të gjithë besimtarët e krishterë. Kjo mbrëmje pasohet nga Dita e Krishtlindjeve më 25 Dhjetor, e cila festohet në mbarë botën.

Nata e Krishtlindjes cilësohet ndryshe si “Nata e Mirë” ose “Nata e Shenjtë”, pasi besimtarët përkujtojnë lindjen e Jezusit. Shumë tradita lidhen me këtë natë, që nga mbledhja bashkë e familjes dhe miqve e deri te këndimi i këngëve, pema e dekoruar si dhe shpërndarja e dhuratave.

Për katolikët kur ora shënon 00:00 fillon në Katedrale nis mesha e madhe. Ndryshe nga vendi ynë, në botë Krishtlindjet janë një traditë e hershme, 2009 vjeçare, po aq sa lindja e Krishtit. Në shumë vende të botës atmosfera festive ndihet në çdo rrugë, dyqan dhe familje, të cilët përgatisin ushqime tradicionale me përbërje mishi dhe peshku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çokollatat dhe frutat përbëjnë shportën e shijeve në këto ditë festash. Por ata që besojnë më shumë në Krishtlindje, pa ditur mirë zanafillën, janë fëmijët, të cilët ngrysin ditët e tyre duke iu lutur plakut imagjinar për dhuratën e ambalazhuar me ngjyra. Në festën e Krishtlindjes dhurohet paqe, harmoni, mirëkuptim dhe dashuri për njerëzit më të dashur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?