Sot lamtumira për Mikhail Gorbaçov, ish-udhëheqësit të fundit sovjetik. Putin s’do marrë pjesë në funeral

Qytetarë të shumtë në Moskë kanë filluar t’i bëjnë nderimet e tyre të fundit Mikhail Gorbaçovit, liderit të fundit sovjetik që solli përfundimin e Luftës së Ftohtë.

Një radhë e gjatë njerëzish u formua ndërsa njerëzit kaluan pranë arkëmortit. Mikhail Gorbaçovit vdiq të martën në moshën 91-vjeçare.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në funeral për shkak të axhendës së tij, thotë Kremlini.

Megjithatë, kjo shihet gjerësisht si një nënçmim ndaj njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik (BRSS), shkruan BBC. Më herët Putin shprehu “ngushëllimet e tij më të thella”, duke përshkruar se si Mikhail Gorbachev kishte pasur “një ndikim të madh në rrjedhën e historisë”.

Gorbaçov mori pushtetin në 1985, duke futur reforma të guximshme dhe duke hapur Bashkimin Sovjektiv ndaj botës.

Por ai nuk ishte në gjendje të parandalonte kolapsin e bashkimit në 1991 dhe shumë rusë e fajësojnë atë për vitet e trazirave që pasuan.

Jashtë Rusisë, ai respektohej gjerësisht. Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres tha se ai kishte “ndryshuar rrjedhën e historisë”, ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden e quajti atë një “lider të rrallë”.

SHKARKO APP