Sot nata më e ftohtë e vitit për…
Parashikimet e motit për borë dhe akull janë lëshuar për shumicën e vendeve angleze. Qendrat Metereologe paralajmërojnë për temperatura nën minus dhe se sonte në mbrëmje do jetë nata më e ftohtë e vitit.
Parashikimet e motit në Britani tregojnë se do ketë shumë reshje dëbore, me temperatura mjaft të ulëta. Bora dhe akulli do mbulojnë Anglinë Verilindore dhe Skocinë e Veriut, ndërkohë që thuhet se bora do arrijë 5 centimetër.
Sonte pritet që anglezët të përjetojnë natën më të ftohtë të vitit, me temperaturën që pritet të bjerë minus 10 gradë celsius. Temperatura më e ulët këtë vit u regjistrua në Topcliffe në Yorkshire të Veriut, -6.3.
KOHA JONË SONDAZH

