Sot në SHBA fillon testimi i vaksinës kundër Covid-19
Sot do të testohet vaksina e parë kundër koronavirusit në SHBA me të cilën synohet të luftohet virusi vdekjeprurës, kanë njoftuar zyrtarët e këtij vendi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë është duke provuar vaksinën të cilën do t’ia shpërndajë vullnetarëve në Institutin për Hulumtime Shëndetësore në Washington, Kaiser Permanente.
Zyrtarët që zbuluan planet kanë folur në kushte anonimiteti, pasi një lëvizje e tillë nuk është bërë publike. Testimi do të fillojë fillimisht tek 45 të rinj, vullnetar të shëndetshëm të cilëve do t’ju jepen doza të ndryshme, shkruan Associated Press.
Vaksina do të shpërndahet përmes kompanisë NIH and Moderna Inc. Sipas tyre nuk ekziston mundësia që vullnetarët të infektohen nga vaksina, pasi ata nuk janë të infektuar. Qëllimi i këtij testimi është të kontrollohen efektet anësore, duke u bërë kështu gati për një gamë më të gjerë të testimeve.
Dhjetëra ekipe të hulumtuesve në mbarë botën janë duke bërë të pamundurën që të prodhojnë vaksinën kundër COVID-19, që po vazhdon të përhapet me shpejtësi të madhe nëpër botë.