Sot raundi i dytë i zgjedhjeve vendore në Maqedoninë e Veriut
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do t’i drejtohen këtë të diel qendrave të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të drejtë vote në këtë balotazh kanë 1.353, 990 qytetarë.
Në këtë raund do të votohet në 44 komuna nga 80. Gara më e nxehtë është për Shkupin. LSDM-ja e Zaevit garon në 30 komuna, VMRO-DPMNE në 25, BDI-ja në 13, Aleanca për Shqiptarët në 7, Lëvizja Besa në 2 dhe në 1 komunë, kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare.
Në rundin e parë, më 17 Tetor janë zgjedhur 34 kryetarë të komunave, si dhe asambletë komunale të të gjitha 80 komunave. Më së shumti komuna ka fituar opozita maqedonase që drejtohet nga VMRO-DPMNE-ja, gjithsej 22. Lidhja Social-Demokrate (LSDM) e kryeministrit Zoran Zaev ka fituar në nëntë komuna, ndërsa në 3 komuna Bashkimi Demokratik për Integrim