FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot zhvillohen zgjedhjet në Britani, këngëtarja shqiptare tregon hapur për kë voton

Në Britaninë e Madhe zhvillohet sot zgjedhjet parlamentare të cilat do përcaktojnë cila force politike do të udhëheqë negociatat për daljen e këtij vendi nga BE. Një nga 46.9 milionë qytetarë me të drejtë vote është edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa. Përmes një statusi në Instagram, ajo ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votime, ndërsa ka thënë se vota e saj do shkojë për Laburistët.

“Ju lutem zgjohuni dhe votoni sot. Votoni për kë të doni, vetëm votoni. Vota juaj numërohet. Është e rëndësishme ta keni fjalën në të ardhmen tuaj. Vota ime shkon për laburistët”, ka shkruar Dua Lipa në llogarinë personale në Instagram.

Partia Konservatore e kryeministres Theresa May pritet të rrisë numrin e deputeteve në Parlamentin britanik. Sondazhet më 4 qershor e kanë nxjerrë atë në epërsi me rreth 43 përqind të votave, përballë Laburistëve me 36 deri në 37 përqind.
Screenshot007

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?