Spahn: Shpërthimi i koronavirusit në Gjermani është nën kontroll

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë se shpërthimi i koronavirusit është nën kontroll, pas uljes së shkallës së infektimit dhe bllokimit të vendit.

Ashtu siç është përmendur edhe më parë, Spahn ka thënë se që nga 12 prilli numri i personave të shëruar është më i madh sesa numri i infektimeve të reja, çka tregon se izolimi ka qenë i suksesshëm.

“Shpërthimi është bërë i kontrollueshëm dhe i menaxhueshëm sërish”, ka thënë ai në një konferencë për media, duke shtuar se sistemi shëndetësor “nuk ka qenë i mbingarkuar deri më tani”.

Të dhënat e publikuara nga Agjencia gjermane për Kontrollin e Sëmundjeve tregojnë se shkalla e infektimit është uluar për 0.7, që nënkupton se një person i infektuar ka bartur sëmundjen në më pak se një person tjetër.

Në Gjermani 4,093 persona kanë vdekur nga Covid-19, më pak se në Itali, Spanjë apo Francë.

Megjithatë numri i viktimave të viktimave është ende në rritje, siç është numri i punonjësve të infektuar të kujdesit shëndetësor.

SHKARKO APP