Spanja dhe Çekia mbyllin shkollat për shkak të koronavirusit

Ndërsa numri i rasteve të koronavirusit vazhdon të rritet në Spanjë, autoritetet në Madrid kanë urdhëruar të gjitha qendrat arsimore të mbyllen për dy javë duke filluar nga e mërkura.

Ky vendim do të prekë më shumë se 1.5 milion studentë në të gjitha nivelet e sistemit shkollor, nga arsimi fillor deri te universitetet.

Vendimi erdhi të hënën e 9 marsit në mbrëmje, menjëherë pasi vendet baske njoftuan se të gjitha shkollat në qytetin Vitoria, gjithashtu do të qëndrojnë të mbyllura për 15 ditët e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto masa u njoftuan nga kryeministri rajonal Isabel Díaz Ayuso, i Partisë Konservatore Popullore, në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit në rajonin e Madridit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Spanjë janë regjistruar 30 viktima dhe 1,236 të infektuar nga koronavirusi.

Ndërkohë kryeministri i Çekisë Andrej Babiš njoftoi në një konferencë shtypi ditën e sotme se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme do të mbyllen duke filluar nga e mërkura.

Ai tha gjithashtu tha se të gjitha tubimet publike janë të ndaluara.

Deri më tani Çekia ka konfirmuar 31 raste me koronavirus.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?