Spanja kërkon t’i japë fund monarkisë

Skandalet brenda familjes mbretërore kanë bërë që shumica e spanjollëve të kërkojnë rikthimin e plotë të republikës dhe dhënien fund të monarkisë si formë pushteti.

Një sondazh me 3 mijë të intervistuar tregoi të hënën se 48 përqind janë në favor të referendumit për këtë çështje, e nëse do hidhej në votë, 40,9 përqind do përkrahnin republikën, 34,9 përqind familjen mbretërore, dhe 24,2 përqind do ishin të pasigurt.

Shkaktar për rënien e pëlqimit publik për monarkinë besohet se është bërë ish-mbreti Huan Karlos.

Swiss Digital Desktop Reklama

82-vjeçari tani jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi hoqi dorë nga froni në 2014-ën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ai përflitet se pas detyrës mori ryshfet nga dy firma spanjolle për kontratën me vlerë 6,7 miliardë euro që ato fituan në Arabinë Saudite për ngritjen e një linje të shpejtë hekurudhore.

Ish-mbreti i ka refuzuar akuzat dhe është treguar i gatshëm t’i përgjigjet hetuesve në Spanjë dhe Zvicër ku pretendohet se mbante llogari të fshehta bankare.

Krahasuar me sondazhin e muajit gusht, përkrahja për monarkinë spanjolle ka rënë me rreth 20 përqind.

Kurorën mbretërore dhe postin simbolik të kryeshtetarit aktualisht e mban Mbreti Filipi i Gjashtë.

Ai ka për rol kushtetues t’u ofrojë partive fituese në zgjedhje mundësinë e formimit të qeverisë, ndërsa parlamenti i Spanjës ka fuqinë vendimmarrëse në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?