Spanja lehtëson masat ndaj COVID-19/ 300 mijë punonjës në Madrid u kthyen këtë të hënë në punë

Vendi i cili numëron më shumë të infektuar në Europë nga COVID-19 ka rikthyer sot në punë 300 mijë punonjës në Madrid.

Bëhet fjalë për punonjës të biznesit privat jo të domosdoshëm për nevojat jetike të qytetarëve por për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga ”Lock- Down”-i qeveria është detyruar të bëjë këto lehtësime.

Punonjësit që merren me ndërtim, fabrika apo që nuk punojnë në shtëpi janë tashmë të lirë të shkojnë në punë kurse për të tjerët vijon ”Lock- Down”-i strikt si prej dy muajsh.

Spanja këtë javë ka pësuar një rënie të kurbës dhe se numëron 169 mijë e 510 të infektuar, 17 mijë e 614 të vdekur dhe mbi 64 mijë të shëruar.

SHKARKO APP