Spanja mbetet nën kthetrat e acarit dhe stuhisë ”Filomena”

Spanja mbetet nën kthetrat e acarit dhe, pas reshjeve historike të dëborës të stuhisë ”Filomena” që zbardhi edhe Madridin dhe paralizoi pothuajse gjithë zonat e prekura, pritet një rënie e papritur e temperaturave, deri në minus 15 gradë Celsius, gjë që do të parandalojë kthimin në normalitet të paktën deri të enjten.

Madridi mbetet epiqendra e shqetësimeve dhe e paralizës pas reshjeve të papara të dëborës, që mbuluan qytetin, sheshet dhe bulevardet.

Kryetari i bashkisë José Luis Mart¡nez-Almeida, siguroi sot se do të këmbëngulte që shkollat ​​e kryeqytetit të mbeteshin të mbyllura.

Sipas mendimit të shumë speciaistëve është e pamundur që me këto temperatura nxënësit të qëndronin në klasa me dritaret hapur si masë kundër Covid-19.

Presidentja e rajonit, Isabel D¡az Ayuso nga ana e saj ka bërë të ditur se një vendim në lidhje me këtë do të merret sot ose nesër.

Ndërkohë Almeida gjithashtu ka këmbëngulur në nevojën për të shpallur një gjendje “katastrofe” por, ministri i Transporteve, José Luis Mbalos, beson se duhet bërë paraprakisht një vlerësim i situatës.

SHKARKO APP