Spanja në ditë të mira, shënon të njëjtat shifra si dje nga Covid-19

Spanja ka regjistruar në 24 orët e fundit 164 vdekje nga koronavirusi, po aq sa dje. Prej disa ditësh shteti iberik ndodhet në ditët më të mira që nga shpërthimi i pandemisë, pasi numri i viktimave dhe infeksioneve ditore është ulur ndjeshëm.

Numri total i viktimave ka shkuar në 25.428 , ndërsa numri i të infektuarëve mbi 218 mijë. Ndërkohë mbi 121 mijë pacientë janë shëruar.

Madridi dhe Katalonja vazhdojnë të jenë dy zonat më të prekura.

Kujtojmë se qeveria spanjolle ka liruar masat për qytetarët. Pas dy muajsh të izoluar ata kanë pushtuar plazhet dhe parqet.

Rastet e konfirmuara në të gjithë botën kanë tejkaluar 3.5 milion, dhe më shumë se 248 mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

SHKARKO APP