Spanja në frikë, pas “hapjes” shënon rritje viktimash dhe rastesh

Spanja ka regjistruar në 24 orët e fundit 229 vdekje nga koronavirusi, një ulje e vogël shifrash në krahasim me dje, por që prej dy ditësh Spanja po shënon mbi 200 viktima, gjë që ka sjellë shqetësim për autoritetet . Megjithatë prej disa ditësh shteti iberik ndodhet në ditët më të mira që nga shpërthimi i pandemisë.

Numri total i viktimave ka shkuar në 26,299 , ndërsa numri i të infektuarëve mbi 222 mijë. Ndërkohë mbi 168 mijë pacientë janë shëruar.

Madridi dhe Katalonja vazhdojnë të jenë dy zonat më të prekura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se Spanja ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme me dy javë, pasi numri i viktimave të Covid-19 është rritur përgjatë ditëve të fundit. Pas lehtësimit të masave dhe rënies së rasteve ditore apo numrit të viktimave, qeveria spanjolle shpresoi se pandemia ishte drejt fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, shifrat e reja, kanë detyruar që të merret pikërisht vendimi i zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo do të lejojë zyrtarët që të zbusin në mënyrë më graduale bllokimin kombëtar.

Rastet e konfirmuara në të gjithë botën kanë tejkaluar 3.9 milion, dhe më shumë se 271 mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.joq

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?