Spanja nuk gjen qetësi, aksidenti i katërt hekurudhor brenda javës

Një tren pasagjeresh u përplas me një vinç në juglindje të Spanjës të enjten, duke shënuar aksidentin e katërt hekurudhor në vend brenda më pak se një jave. Katër persona pësuan lëndime të lehta në aksidentin pranë qytetit port të Kartagjenës, në rajonin e Murcias.

Spanja është ende e tronditur nga tragjedia e së dielës, kur dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën në rajonin jugor të Andaluzisë, duke u marrw jetwn tw paktwn 43 personave.

Dy ditë më pas, një tren pasagjeresh doli nga shinat pasi një mur mbajtës u rrëzua mbi binarë për shkak të reshjeve të dendura pranë qytetit të Barcelonës, duke shkaktuar vdekjen e makinistit dhe plagosjen e rëndë të katër pasagjerëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sindikata kryesore e makinistëve të trenave bëri thirrje për një grevë mbarëkombëtare për standardet e sigurisë pas këtij incidenti dhe një përplasjeje të dytë në rajonin verilindor të Katalonjës po atë ditë, të martën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?