Spanja pritet të vendosë sundim direkt mbi rajonin e Katalonjës
Kabineti spanjoll pritet të aprovojë masat që do t’i lejojnë qeverisë të vendosë sundim direkt mbi Katalonjën.
Kryeministri Mariano Rahoj do të mblidhet me kabinetin e tij thuajse 3 javë pas referendumit të debatuar të rajonit separatist, që qeveria spanjolle e ka shpallur ilegal.
Sidoqoftë, lideri katalan Karles Pudzdemon është shprehur se atij i është dhënë mandati për të deklaruar pavarësinë.
Qeveria pritet të aktivizojë nenin 155 të Kushtetutës, që i lejon të vendosë sundimin e drejtpërdrejtë në kohë krize.
Të tjera masa mund të përfshijnë marrjen në kontroll të forcës policore rajonale të Katalunjës.
Sidoqoftë, neni 155 nuk i jep qeverisë spanjolle fuqinë për të pezulluar tërësisht autonominë e rajonit separatist. Mbarë Spanja është përfshirë në krizë politike pas referendumit të zhvilluar më 1 tetor.
KOHA JONË SONDAZH

