Spanja propozon Madridin për të mbajtur samitin e ndryshimeve klimatike

Vetëm një ditë pasi presidenti i Kilit deklaroi se samiti vjetor i ndryshimeve klimatike, Spanja sugjeroi që konferenca të mbahet në Madrid.

Takimi i quajtur COP25 do të mbahej në Santiago në fillim të dhjetorit por protestat në Kili “paralizuan” qeverinë për ta organizuar.

Presidenti i vendit deklaroi ditën e djeshme se prioriteti numër një i qeverisë është të plotësojë kërkesat e protestuesve dhe të vendosë në rregull rendin public.

Oferta e Spanjës për t’u bërë vendi pritës i COP25 do të shqyrtohet nga OKB dhe do të jepet vendimi në javën e ardhshme.

Samiti i ndryshimeve klimatike organizohet çdo vit për të diskutuar mbi ndryshimet në atmosferë dhe shkaktarët e saj.

Për më shumë se një shekull, mbi 200 shtete mblidhen për të krijuar një strategji globale për të parandaluar ngritjen e temperaturave.

SHKARKO APP