FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spanja “pushton” Katalonjën

Spanja vendosi kontroll mbi Katalonjën, duke aktivizuar nenin 155 të Kushtetutës, dhe duke shpërndarë parlamentin e rajonit.

“Qeveria u detyrua të zbatojë nenin 155 të Kushtetutës, dhe pse nuk ishte dëshira jonë”, tha Mariano Rajoy në fund të mbledhjes së jashtëzakonshme të kabinetit qeveritar mbi Katalonjën.

Duke folur për referendumin, Rajoy tha se bëhet fjalë për një “proces totalisht të njëanshëm dhe kundër ligjit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se në përputhje me nenin 155 të Kushtetutës shkrihet parlamenti i Carles Puigdemont, dhe gjithë anëtarët e qeverisë së Katalonjës. Më 27 tetor Parlamenti spanjoll do të mblidhet për të votuar këto masa, ndërkohë që do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dëshira ime është të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur, sapo të vendoset normaliteti institucional”, shpjegon Rajoy duke thënë se zgjedhjet lokale në Katalonjë të mbahen maksimumi brenda 6 muajsh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?