Spanja raporton 70 viktima të tjera nga koronavirusi, shkon në 28 752 numri total i të vdekurve

Të dielën, Spanja ka raportuar për 70 viktima nga koronavirusi i ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga sëmundja COVID-19 në 28.752. Autoritetet shëndetësore njoftuan se numri i përgjithshëm i të infektuarve, që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 235.772.

Spanja është njëri nga vendet më të goditura në botë nga pandemia e koronavirusit. Mijëra persona kanë protestuar të shtunën, kundër menaxhimit të koronavirusit nga ana e qeverisë, shkruan Rel.

Partia e të djathtës ekstreme, Vox u ka bërë thirrje mbështetësve që të vozitin makinat nëpër qytetet më të mëdha spanjolle, në mënyrë që të grumbullohen, por duke mbajtur distancën fizike.

Spanja ka aplikuar disa prej masave më të ashpra në Evropë, me qëllim të luftimit të koronavirusit.

SHKARKO APP