Spanja regjistron 605 vdekje të reja nga koronavirusi, bilanci më i ulët që nga 24 marsi

Spanja ka regjistruar brenda 24 orëve të fundit 605 vdekje të reja të shkaktuara nga koronavirusi. Sipas raportimeve të mediave vendase, ky është numri më i ulët i viktimave që nga 24 marsi.

Siç raportoi Ministria spanjolle e Shëndetësisë, numri total i viktimave në vend shkon në 15,843.

Ndërsa, brenda orëve të fundit, vendi ka regjistruar +3,800 raste të reja me koronavirus ndërsa numri total i të infektuarve në të gjithë vendin shkon në 157,022.

Edhe pse me një trend rënës, numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Spanjë mbeten të larta ndërsa vendi radhitet i dyti në botë si më i prekuri nga Covid-19.

SHKARKO APP