Spanja shënon 743 viktima brenda 24 orësh nga koronavirusi, 140 mijë të infektuar
Bota E Martë, 7 Prill 2020 12:30
Pas një rënie të numrit të viktimave për 4 ditë me rradhë, në Spanjë ka filluar një rritje e numrit të personave që humbin jetën nga Covid-19.
Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 743 viktima.
Tashmë numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka shkuar në 13,798.
Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 140,510.