Spanja shënon rënie të numrit të viktimave, 637 të vdekur në 24 orë, më e ulëta prej disa javësh

Spanja ka shënuar një rënie në numrin e viktimave teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 637 të vdekur. Po ashtu kjo është një shifër pozitive pasi është më e ulëta prej 24 marsit dhe rënia e 4-ët që kur Spanja është mbërthyer nga COVID-19.

13 mijë e 55 viktima shënon në total nga COVID-19 dhe mbi 135 mijë të infektuar. Sa i përket viktimave Spanja mban vendin e dytë në botë pas Italisë kurse për të infektuar po vendin e dytë por kësaj radhe pas SHBA-së.

Sa i përket Europës Spanja mban rekord për të shëruar me 40 mijë të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?