Spanja shënon rritje të lehtë të numrit të viktimave, ja të dhënat e 24 orëve të fundit

Spanja raporton një rritje të lehtë të numrit të viktimave në 24 orët e fundit.

Mediet vendase raportojnë se 378 është numri i personave që kanë ndërruar jetë në 24 orë, ndërsa të premten ishte 367. Kështu numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga pandemia, që prej fillimit të saj është 22.902.

Rastet e re reja të infeksionit të diagnostifikuara në 24 orë janë 2.944 dhe personat që u shëruan 3.553, kështu që totali i të infektuarve është 223.759 (3,995 më shumë sesa dje) dhe 95.708 numri i përgjithshëm i personave të rikuperuar.

Që nga e hëna e kaluar, 20 prill, Spanja regjistroi 390 vdekje në 24 orë dhe numri i të ndjerëve ishte rritur këtë javë e deri dje, të premten filloi të bjerë në nivele më të ulëta se ato të regjistruara në 22 Mars (kur kishte 394 vdekje).

Fletorja Zyrtare e Shtetit (BOE) boton këtë të shtunë shtrirjen e masave shtrënguese deri më 10 maj, sipas rezolutës së 22 prillit 2020.

SHKARKO APP