Spanja shënon rritje të lehtë të numrit të viktimave, në 24 orë 1.175 persona të infektuar
Ministria e Shëndetësisë së Spanjës njofton se në 24 orë kanë ndërruar jetë 281 shtetas spanjollë, 13 humbje më shumë se ditën e djeshme. Tashmë numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 24.824.
Ndërsa raste të infeksionit në 24 orë janë shënuar 1,175, duke e çuar numrin e përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë në 215,216, shkruajne mediet vendase.
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Emergjente të Shëndetit, Fernando Simón thekson se të dhënat ditore vazhdojnë të tregojnë evolucionin e mirë që Spanja ka parë në ditët e mëparshme.
Numri ditor i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë mbetet, siç e përcaktoi Ministri Illa dje “në rangun 300” dhe thekson se numri i të kuruarve po rritet çdo ditë. Numri i sotëm i pacientëve të shëruar që janë regjistruar në 24 orë është 2,628, duke e çuar numrin e përgjithshëm të shërimeve në 112.050.