Spanja shënon sërish ulje të numrit të viktimave, vendi nis lehtësimin e masave shtrënguese

Numri i personave që humbin jetën si pasojë e koronavirusit brenda ditës ka pësuar sërish ulje në Spanjë.

Brenda 24 orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit në vend raportohet të kenë humbur jetën 517 persona. Ky rezulton te jetë numri i dytë më i ulët që nga 24 marsi. Ndërsa, numri i përgjithshëm i viktimave në vend shkon në 17,489

Ndërsa, numri i personave të infektuar brenda 24 orëve ishte 3,477, numër ky më i ulët që nga 19 marsi. Edhe pse, sipas mediave, mund të vijë si rezultat i raportimive të ulëta gjatë fundjavës. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend është 169,496, prej të cilëve 87,280 raportohen të jenë raste aktive.

Kështu, vendi i dytë më i goditur nga koronavirusi në botë ka nisur lehtësime të kufizimeve për të ndihmuar ekonominë e dërrmuar.

Vendimi për të hequr disa prej kufizimeve të bllokimit të Spanjës është kundërshtuar nga opozita, në një kohë kur kryeministri Pedro Sanchez dëshiron një “pakt të madh” për të rritur ekonominë.

SHKARKO APP