Spanja zë vendin e parë/ Tejkalon Italinë me mbi 117 mijë raste në total të të prekurve me koronavirus!
Së fundmi, Spanja ka raportuar shifra të larta sa i takon numrit të të prekurve me koronavirus, duke shënuar mbi 117,710 raste në total. Dukshëm keto shifra ja kalojnë dhe Italisë , duke e bërë kështu Spanjën vendin e parë në botë më të prekur nga kjo pandemi.
Numri i vdekjeve në Spanjë ka kaluar tashmë 10,000 dhe pse Italia vijon të shënojë shifra të frikshme sa i përket numrit të viktimave. Sa i përket numrit të rasteve të reja ditore, shifrat shënojnë rreth 4,668, nga 6,153 e një javë më pare. Rajoni më i prekur vijon të mbetet Lombardia, ku më shumë se 10,000 personel mjekësor janë infektuar në shkallë vendi dhe 69 mjekë kanë vdekur, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe Shoqatës Italiane të Mjekëve.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në të gjithë botën, shkoi në 1 milionë të infektuar ku më shumë se 200 mijë prej tyre kanë gjetur shërim.