FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SPANJË – Dalin në ankand mesazhet ngushëlluese për vdekjen e Titos

Serbia kërkoi sot kthimin e mesazheve të shkruara në librin e homazheve nga liderët botërorë për vdekjen e Titos dhe që u shfaqën në mënyrë misterioze në Spanjë, njoftoi një zyrtar.

Pas vdekjes së tij, presidentët dhe politikanët që vizitonin Beogradin, për disa vite, e kanë patur të detyrueshëm kalimin në memorialin ku ishte varrosur i ashtuquajturi ”mjeshtri i ish-Jugosllavisë”.

Ata ishin të pranishëm në librin e homazheve për Josip Broz Titon, i cili ka qenë një prej krerëve të lëvizjes së vendeve të paangazhuara sidomos në NATO dhe Traktatin e Varshavës, së bashku me indianin Jawaharlal Nehru dhe egjiptianin, Gamal Abdel Nasser.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një shoqëri ankandesh ka parashikuar të organizojë të shtunën në Malaga një shitje të mesazheve të shkruara që mendohet të jenë shkëputur nga ky libër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes autorëve të mesazheve të propozuara për shitje bëjnë pjesë George Bush, i vjetri (në atë kohë zëvendëspresident i SHBA-së), palestinezi Yasser Arafat, drejtuesi i fundit i Bashkimi Sovjetik, Mihail Gorbaçov si dhe kryeministrat e vrarë suedez dhe indian, Olof Palme dhe Indira Gandhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?