Spanjë, kapen 3 ton kokainë që transportoheshin me nëndetëse

Një nëndetëse udhëtoi rreth 10.000 km poshtë Amazonës dhe përtej Atlantikut përpara se të kapej në Spanjë duke transportuar tre ton kokainë.

Nëndetësja u monitorua nga agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të drogës përpara se të arrinte Cangas do Morrazo, në provincën e Pontevedra.

Udhëtimi u bë i mundur falë kapacitetit të karburantit prej 20.000 litra të nëndetëses.

Nëndetësja e tyre u prish si pasojë e një stuhie në det të hapur duke humbur kështu të gjitha furnizimet.

Në ekupiazh ishin tre burra, dy nga Ekuadori që u arrestuan në momentin e kapjes së nëndetëses dhe një spanjoll që u kap pas 5 ditësh në arrati.

Spanjolli 29 vjeçar ka deklaruar për policinë se ishte paguar nga një tregtar droge me 100 mijë euro për transportin e sasisë së kokainës.

Udhëtimi nga Leticia në brigjet e Spanjës i zgjati rreth 19 ditë.

SHKARKO APP