FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spanjë, Katalonja njofton referendumin për Pavarësinë me 1 tetor

Lideri i rajonit autonom spanjoll të Katalonjës, ku lëvizja separatiste ka një numër të madh ndjekësish, ka njoftuar se do të mbajë një referendum mbi pavarësinë në 1 tetor, një nismë që në mënyrë të pashmangshme do të ashpërsojë tensionet me Madridin zyrtar. Duke folur në Barcelonë, Carles Puigdemont ka thënë: “Doni që Katalonja të bëhet një shtet i pavarur në formën e një Republike?”

Ndërkohë kryeministri, spanjoll Mariano Rajoy, e ka cilësuar si “të paligjshëm” dhe “antikushtetues” referendumin katalanas, duke pohuar se nuk do ta lejojë një gjë të tillë. Pavarësisht nga fjalët e Rajoy, në Barcelonë, presidenti Puidgemont ka njoftuar në mënyrë solemne datën e thirrjes së referendumit për 1 tetor, i shoqëruar nga e gjithë qeveria dhe nga deputetët indipendentistë.

Puigdemont, ka akuzuar qeverinë e Madridit se nuk ka dhënë asnjë përgjigje pozitive ndaj ofertave për bisedime nga ana e Katalonjës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Presidenti”, ka shtuar edhe më shumë përkeqësimin e konfliktit me Spanjën në seancën e Gjykatës Kushtetuese të Madridit 7 vjet më parë, e cila kishte refuzuar “statusin katalanas”, i votuar nga parlamenti i Madridit dhe Barcelonës dhe i aprovuar me një referendum nga populli katalanas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që atëherë, “të gjitha propozimet tona, janë refuzuar”, – ka thënë ai dhe nga Madridi ka mbërritur vetëm “një seri e gjatë refuzimesh”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?