Spanjë – Senati diskuton sot planin e qeverisë së Madridit

Senati Spanjoll do të diskutojë planin e qeverisë së Madridit për të hequr disa nga fuqitë autonome të Katalonjës, në një kohë që kërkesa e rajonit për pavarësi ka përshkallëzuar krizën.

Senati pritet të miratojë masat e emergjencës të parashikuara në nenin 155 të Kushtetutës, që përfshijnë edhe shkarkimin e presidentit katalan Karles Pudzdemon.

Por ndërkohë, parlamenti rajonal po debaton mbi mundësinë e deklarimit të pavarësisë. Presidenti katalan Pudzdemon u bëri thirrje deputetëve të tij të vendosin për një përgjigje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se udhëheqësi rajonal nënshkroi një deklaratë pavarësie pas referendumit të 1 tetorit, por pezulloi zbatimin e saj dhe kërkoi negociata mes Katalonjës dhe qeverisë spanjolle.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?