Spanjë, shkon në 491 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i vdekjeve në Spanjë për shkak të koronavirusit të ri është rritur nga 309 në 491 brenda 24 orësh dhe rastet e reja janë rritur në 11.178, afro 2,000 më shumë se një ditë më parë.

Lajmërimi u bë nga drejtori i qendrës së urgjencës shëndetësore të vendit, Fernando Simón. Me një popullsi prej 46 milion, Spanja u bë të hënën vendi i katërt në botë me shumicën e rasteve të infektuar me koronavirus duke tejkaluar Korenë e Jugut dhe duke iu afruar Iranit.

Policia spanjolle filloi të zbatojë kontrollet e kufirit tokësor të martën pasi vendi, tashmë nën masa të rrepta bllokimi, ndaloi njerëzit të hynin ose të dilnin nga vendi në përpjekje për të ngadalësuar  përhapjen e koronavirusit.

SHKARKO APP