Spanjë, testet e shpejta serologjike shiten në farmaci

Spanja nisi zyrtarisht shpërndarjen e testeve të shpejta serologjike për Covid-19. Testet që përcaktojnë nivelin e antitrupave do të shiten në farmaci në të gjithë vendin.

Për blerjen e tyre do të nevojitet një recetë e lëshuar nga doktori. Rezultati i testit serologjik do të shfaqet brenda 10 minutave dhe ka një saktësi mbi 90%.

Për të bërë testin nevojitet marrja e një sasie të vogël gjaku. Ministria spanjolle e shëndetësisë bëri të ditur se autorizimi për shitjen e këtyre testeve në dakordësi me rregullatorin e Bashkimit Europian.

SHKARKO APP