Spanjë, vriten 5 terroristë që po përgatisnin tjetër masakër

Pa kaluar ende 12 orë nga masakra në Barcelonë, 5 persona të dyshuar si terroristë janë vrarë nga policia spanjolle në qytetin Kambrils, ku po përgatitej një tjetër sulm i ngjashëm me atë të pasdites së djeshme.

Pesë personat mbanin veshur jelekë kamikazë me eksplozivë dhe ishin brenda një makine. Policia iu vu pas duke i qëlluar për vdekje, përveç njërit që mundi të largohej. Të plagosur kanë mbetur 6 persona, 3 prej tyre agjentë policie. Në gjendje më të rëndë është një grua e cila u plagos me thikë nga terroristi që u arratis dhe u vra disa orë më vonë.

Ditën e enjte, 13 vetë humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u lënduan pasi një furgon hyri në zonën e famshme turistike të Barcelonës, “Las Ramblas”, duke përplasur kalimtarët e duke ngjallur tmerr dhe panik në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shteti Islamik pranoi se qëndron pas sulmit nëpërmjet një deklarate të publikuar në agjencinë e lajmeve Amaq, por nuk dha prova apo detaje të mëtejshme që të mbështeste këtë pretendim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?