“Spiunonte” për shtetin Rus, arrestohet përkthyesi i kryeministrit Ukrainas

Përkthyesi i kryeministrit ukrainas Vladimir Groysman, Stanislav Yezhov është arrestuar nga autoritetet ukrainase nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrjes  së sekreteve shtetërorë në interes të Rusisë.

Yezhov u arrestua ditën e mërkurë pasi ishte proceduar penalisht nga Agjensia e Sigurimit Ukrainas.

Është bërë me dije nga kjo agjensi se përkthyesi kishte rreth dy vite që punonte në interes të shtetit Rus dhe informonte ato për agjendën e shtetit ukrainas

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Punëve të Brëndshme Anton Gerashenko ka deklaruar se Yezhov është bërë agjent i Rusisë që në kohën kur punonte në Ambasaden e Ukrainës në SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu është deklaruar se në shtëpinë e tij janë gjetur dhe paisje speciale të cilat kanë shërbyer për ndarjen e informacioneve me shtetin rus.

Yezhov ka qënë në këtë detyrë dhe gjatë kohës së qeverisjes së Presidentit Viktor Yanukovic.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?