Sportet në panik nga virusi kinez, nisin anulimet

Frika për pandeminë nga virusi kinez po jep efekte edhe në shumë disiplina sportive. Shumë evente dhe kampionate po shtyhen ose po anulohen në Kinë dhe në vendet rreth saj, për shkak të vendimit të federatave për të mos cenuar atletët në shëndetin e tyre. Superliga kineze e futbollit e cila duhej të niste në 22 shkurt, është shtyrë për një datë të pacaktuar, diçka e cila u duk se do të ndodhte kur autoritete anuluan zhvillimin e Superkupës mes Guangzhou dhe Shangait. Për më tepër, 4 ekipet kineze pjesëmarrëse në Ligën e kampioneve aziatike, do ti zhvillojnë ndeshjet mijëra kilometra larg shtëpisë.

Shanset për të shtyrë edhe garën e Formula 1 në Shangai po shtohen dita ditës dhe duket se ndalesa kineze e 19 prillit, do të spostohet në fund të kalendarit. Në Atletikë, garat botërore në salla të mbyllura që ishin parashikuar në mesin e marsit në Nanxhing janë anuluar. Federata botërore e Atletikës kërkoi sugjerime nga OBSH para se të merrte vendimin drastik për qytetin që është vetëm 400 kilometra larg epiqendrës së virusit.

Por ajo që shqetëson më shumë botën e sportit është Olimpiada e Tokios, planet e së cilës nuk kanë ndryshuar të paktën për momentin. Në Japoni janë raportuar 45 raste me koronavirus, kur duhen 6 muaj nga starti i Lojërave emocionuese në kryeqytet. Tokyo po përgatitet për një fluks prej më shumë se 900 mijë vizitorësh në ditë për olimpiadën, por me virusin në prag të derës, ky numër është i destinuar të reduktohet ndjeshëm.

SHKARKO APP