Sputnik: Evropianët dhe amerikanët, pikëpamje të ndryshme mbi përfitimet e NATO-s për BE-në
Ndërsa shumica e evropianëve mendojnë se Bashkimi Evropian ka nevojë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n për t’u mbrojtur nga kërcënimet e jashtme, vetëm më pak se gjysma (rreth 48%) e amerikanëve mendojnë kështu, sipas një sondazhi të publikuar nga “Sputnik.Polls”, i kryer nga Ifop për agjencinë e lajmeve dhe radio “Sputnik”.
Evropianët që mendojnë se BE-ja ka nevojë për ndihmën e SHBA-ve dhe NATO-s përfshijnë 65% të polakëve, 65% të italianëve, 63% të gjermanëve, 56% të spanjollëve, 54% të britanikëve, si dhe 53% e qytetarëve francezë. Në të njëjtën kohë, 30% e të anketuarve në Francë, 33% e atyre në Spanjë, dhe 31% në Amerikë mendojnë se BE-ja është në gjendje për ta mbrojtur vetë veten.
Në përgjithësi, të anketuarit nën 50 vjeç që mbështesin partitë e krahut të majtë mendojnë se BE-ja nuk ka nevojë për ndihmën e SHBA-ve dhe NATO-s, kur është fjala për mbrojtjen. Në të gjitha vendet, me përjashtim të Polonisë, këta priren të jenë njerëz me gradë kolegji, të cilët kanë të ardhura të larta dhe një status social të caktuar.
Efektiviteti i NATO-s është bërë një temë e nxehtë pasi presidenti amerikan, Donald Trump e quajti Aleancën të rëndësishme, por “të vjetëruar” dhe bëri thirrje për reformë.
Sondazhi në fjalë është është kryer nga Ifop, kompania më e vjetër e anketimeve në Francë, mes datave 22-26 tetor 2016. Ai përfshiu 7.043 të anketuar mbi moshën 18 vjeç në Francë, Gjermani, Itali, Poloni, Britania e Madhe dhe SHBA. Eshtë përfaqësim i popullsisë së vendit, duke respektuar gjininë, moshën dhe gjeografinë. Maksimumi i përzgjedhjes në përgjithësi është +/- 3.1% me një nivel të besueshmërisë prej 95%.
“Sputnik.Polls” është një projekt i opinionit publik ndërkombëtar, i krijuar në janar të vitit 2015, në bashkëpunim me kompanitë hulumtuese kryesore të tilla si Populus, IFOP dhe Forsa. Ai organizon sondazhe të rregullta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë mbi çështjet më të ndjeshme sociale dhe politike.
KOHA JONË SONDAZH

