Stambolli ndalon alkoolin në plazhe, lum komentesh në rrjet: U aplikua Sharia

Prefektura e Stambollit ka vendosur të ndalojë shitjen dhe konsumimin e pijeve alkoolike në parqe, plazhe e hapësira të tjera publike. Por ky vendim ka shkaktuar zemërim te shumë njerëz.

Ndalesa nuk përfshin lokalet dhe restorantet që kanë licence për shitjen e pijeve alkoolike, ndërkohë që shkelësit do të gjobiten deri në 20 euro. Në një deklaratë për publikun, prefektura shpjegon se vendimi erdhi për të parandaluar ngjarje që mund të kërcënojnë paqen dhe sigurinë.

Lajmi ka sjellë një reagim të ashpër në rrjetet sociale, ku shumë e cilësojnë këtë censurim si nisjen e aplikimit të ligjit të fortë islamik të Sharias në Stamboll.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?