Statistikat e Italisë: 2% e viktimave deri tani nuk kanë pasur asnjë patologji tjetër

Urgjenca e koronavirusit nuk ndalet. Në Itali, sipas asaj që është deklaruar nga drejtuesit e Institutit të Lartë të Shëndetësisë, aktualisht ka “një ngadalësim të rritjes, jo një fazë zvogëlimi”. Prandaj alarmi mbetet i lartë: numri i personave të infektuar (80 539) është shumë i lartë, me 8 165 vdekje që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes. Dhe shkalla e vdekshmërisë në Itali është dukshëm më e lartë se mesatarja botërore: 9.2%.

Viktimat

Instituti i Lartë i Shëndetësisë ka bërë publike të dhëna për viktimat: një shumicë e madhe (pak më pak se 80%) janë mbi 70 vjeç. Të dhënat janë të përfshira në azhurnimin epidemiologjik të Istitutit tëLartë të Shëndetit.

Mosha

Te moshat 30-39 vjeç regjistrohet vetëm 0.2% e vdekjeve, 1% te moshat 40-49 vjeç, 3.6% në grupmoshën 50-59 vjeç, 11.2% në grupmoshën 60-69, dhe më pas shifra rritet me 35.3% e vdekjeve në moshat 70-79 vjeç dhe 39.7% në grupmoshën 80-89. 8.9% i përket moshës mbi nëntëdhjetë vjeç.

Arsyet e ndryshimit

Mund të jenë tre aspektet që duhet të merren në konsideratë për të justifikuar një normë kaq të lartë: tendencë për të diagnostikuar raste më serioze (me nënvlerësim të emëruesit) në veçanti në fushat me transmetim të qëndrueshëm, struktura demografike e ndryshme nga Kina për subjektet mbi 70 vjeç (e dhënë që provohet nga fakti që vdekshmëria është e krahasueshme me atë të Kinës deri në moshat 60-69) dhe vdekshmëri të lartë në pacientë të brishtë.

Patologjitë paraekzistuese

Ndër patologjitë më të zakonshme të vërejtura te viktimat, hipertensioni, diabeti, sëmundjet e zemrës, mosfunksionimi i veshkave. Në përgjithësi, 2% e viktimave nuk kishin patologji të tjera, 21.3% kishin një, 25.9% dy dhe 50.7% e tyre tre ose më shumë patologji.

Corriere.it

SHKARKO APP