“Statusi 6”, arma bërthamore e Rusisë, me një rrezatim të paimagjinueshëm (FOTO)

Pentagoni ka konfirmuar se arma bërthamore ruse është e vërtetë. Sipas tabloitit amerikan të lajmeve “Popular Mechanics” i cili citon “Washington Free Beacon”, një media private që merret me hetime që kanë në fokus çështjen ndërkombëtare të sigurisë, pohon se raketa bërthamore ruse mbart një bombë të madhe që shkatërron qytete bregdetare dhe baza ushtarake. Kjo raketë mendohet që të jetë testuar në fund të muajit të kaluar. Testi u zbulua nga burime të paidentifikuara.

Rusia e quan raketën e saj “Statusi 6”, ku thuhet se është e aftë të udhëtojë në ujë deri në 6.200 kilometra. Ajo mund të zhyten në thellësi prej 3.280 metra dhe të udhëtojnë me shpejtësi deri në 56 nyje.

Agjencitë e zbulimit të SHBA-së vlerësojnë se “Statusi 6 ” mban një ngarkesë me bomba termonucleare me shumë mega. Duke e krahasuar, bomba e hedhur në Hiroshimë ishte 16 kilotonë, me përmasa më të vogla se sa “Statusi 6”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një bombë me megaton është e barabartë me 1.000 kilotonë, një milion ton TNT. Raportet nga Rusia tregojnë se bomba mund të jetë më e madhe sa 100 megatonë. Një bombë prej 100 megatom gjeneron një tsunam artificial.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Statusi 6” është i dizajnuar për të sulmuar qytetet bregdetare armike, portet, anijet e ndërtimit dhe bazat detare.

Raportet nga Rusia tregojnë se një bombë e tillë mund të përhapë nivele të larta të radioaktivitetit, gjë që do të parandalonte që dikush të përdorte zonën e sulmit për rreth 100 vjet. Në varësi të vendndodhjes dhe kushteve mbizotëruese të motit, një shpërthim i tillë do të shënonte rrezatim të i pagjinueshëm.

Rusia mendohet të ketë konceptuar “Status 6” si një përgjigje ndaj sistemit të mbrojtjes raketore të Amerikës. Megjithëse sistemi është aq i vogël sa nuk mund të shpresojë të ndalojë një sulm bërthamor, ku rusët po shikojnë mënyrat për ta mposhtur atë.

Po punohet edhe rreth sistemit të mbrojtjes nga raketat tërësisht nënujore për të sulmuar bazat bërthamore amerikane. Ndërkohë që kjo nuk do të ndalonte armën bërthamën amerikane që tashmë është në det, në një luftë të zgjatur bërthamore që shkatërron nëndetëset në port dhe do të parandalonte të ktheheshin për ripërtëritjen e raketave.

“Statusi 6” do të ishte një armë e vështirë për t’u ndalur. Supozohet që thellësia maksimale do ta lejojë atë të zhytet shumë më thellë se silurët amerikanë.

Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?