Steinmeier takohet me Putinin dhe Gorbaçovin në Moskë

Presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier, do të jetë kryetari i parë gjerman i shtetit që do të vizitojë Rusinë pas shtatë vitesh dhe pritet të zhvillojë sot bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin dhe më pas do të takohet me aktivistë të të drejtave të njeriut.

Vizita e Steinmeier synon të ulë tensionet midis Berlinit dhe Moskës, pas veprimeve të Rusisë në Ukrainë dhe ish-ministri i Jashtëm pritet të kthehet në Berlin nesër në mëngjes.

Arsyeja zyrtare e vizitës së tij është të dëshmojë se qeveria ruse do t’i kthejë pronësinë e katedrales së Shën Pjetrit dhe Shën Palit në Moskë, Kishës Luteriane Evangjelike të Rusisë, në prag të përkujtimit të 500 vjetorit të Reformimit Protestant (një lëvizje e shekullit të 16-të për të reformuar Kishën Katolike Romake që përfundoi me krijimin e një drejtimi të ri, atë protestant).

Swiss Digital Desktop Reklama

Steinmeier, i cili është kreu ceremonial i shtetit, por me më pak kopetenca se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka planikfikuar gjithashtu të takohet me ish-liderin sovjetik, Mikhail Gorbaçov./

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?